1.6 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Jasharaj reagon sërish për rritjen e pagave: Deklarim para fushatës

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK, Rrahman Jasharaj ka reaguar sërish në lidhje me rritjen e pagave prej 110 euro nga Qeveria e Albin Kurtit.

Në një deklaratë për “EO”, ai ka thënë se janë të zhgënjyer pasi kërkesa në lidhje me vlerën e koeficientit për së paku 30 për qind, është bërë tash e dy muaj.

“Nga komunikimi i parë që kemi bërë me kryetarët e nivelit komunale dhe universiteteve shihet dhe është e arsyeshme. Jemi të zhgënjyer me deklaratën para mediave dhe kryeministrit Kurti dhe ministrit Murati, ne kemi bërë kërkesë tash e dy muaj drejtuar kryeministrit që të ketë një lëvizje të vlerës së koeficientit për së paku 30 % duke e argumentuar me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe duke bërë përpjeke që punëtorët e arsimit por edhe sektorët e tjerë ta kenë një mbështetje që të përballen më lehtë me çmimet që po ngrite. Ishte i befasishëm deklarimi i djeshëm ngase Kurti e Murati po vazhdojnë me atë praktikën që të mos komunikojnë fare me sindikatat por të sjellin vendime ashtu siç ju teke.” – ka thënë Jasharaj.

Tutje, ai ka shtuar se kjo mund të lexohet edhe si një deklarim para fushatës:

“Kemi një premtim se në janar do të ketë lëvizje brenda koeficienteve që dyshojmë që nuk është e mundur ngase që ligji për pagat e ka prodhuar Parlamenti dhe vetëm ai ka të drejtë të ndërhyjë në ligje, ndërsa Murati ka mundur të bëjë më lehtë lëvizjen e ta ngrit koeficientit por ta ngrit tani e jo në janar, sepse janari ka disa muaj dhe nuk dihet se çfarë do të ndodh, nga disa mund të lexohet si një deklarim pranë fushatës sidoqoftë, punëtorët e arsimi dhe jo vetëm janë tepër të pa kënaqur ngase me këtë lëvizje nëse e kthejmë në euro i bie diku 50 euro, ngritje që është tepër e ulët dhe është nënçmuese dhe kam frikë që kjo do të reflektojë tek anëtarësia jonë”.

“Ne e kemi shpërndarë një formularë në të gjitha institucionet arsimore dhe po presin se çfarë po na thonë anëtarësia. Sepse ata e dinë që ne jemi angazhuar shumë por kemi hasur në problem me qasjen e gabuar të Qeverisë, sidomos është tek ngritja e koeficientit por edhe tek kontrata kolektive, ku siç duhet zonja Nagavci nuk ka disponim që të ulet me ne e të bisedojmë as për çështjet tjera e as për kontratën që është tejet e rëndësishme për sektorin e arsimit por kontrata janë të rëndësishme edhe për kontratat tjera”.

Jasharaj në fund ka përmendur se mësimdhënësit në Shqipëri kanë pagën mbi 900 euro, ndërsa lëvizja për 55 euro, shkakton irritim te punëtorët në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit