Home Lajme Jasharaj: Qeveri Kurti synon shuarjen e sindikatave, viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne

Jasharaj: Qeveri Kurti synon shuarjen e sindikatave, viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne

0
Jasharaj: Qeveri Kurti synon shuarjen e sindikatave, viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) Rrahman Jasharaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për tendencë për shuarje të sindikatave.

Ai ka vlerësuar se kjo e ka bërë të vështirë punën e sindikatave gjatë vitit 2023.

Për mua dhe me një mijë e një qind argumente situatën e kemi të tillë, jo vetëm në arsim por edhe në sektorët e tjerë me fajin e qeverisë Kurti, me qëndrimet shumë të gabuar ndaj sindikatave. Sepse kur ka qëndrim të gabuar ndaj sindikatave do të thotë qëndrimi është ndaj të punësuarve në sektorin publik dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik janë punëtor të shtetit. Madje unë kam bindjen, Kurti dhe qeveria fillimisht kanë bërë gjithë angazhimet për shuarjen e Sindikatave”, ka thënë ai për EO.

Jasharaj ka bërë me dije se edhe gjatë këtij viti ministrja Nagavci ka refuzuar të takohet me sindikatën.

Viti 2023 ka qenë tepër i vështirë për ne, ka munguar në tersi dialogu pa fajin tonë. Letra e letra i kemi dërguar zonjës Nagavci dhe nuk i kemi dërguar letra për të pirë kafe më të por për tu ulur sepse ne i kemi njerëzit tanë në shkolla, i kemi kryetar dhe ata na informojnë për çështjet në shkolla”, ka thënë ai për EO.

Sipas tij, gjatë këtij viti kanë pasur vetëm një takim me ministren Nagavci.

Nagavci nuk ka gjetur as një herë kohë me arsyetimin se ka shumë angazhime dhe unë po them prej shtatorit të viti të kaluar e deri në dhjetor e kemi pasur menzi një takim 15 minutash solemn për hir të zëvendëspresidentit të Sindikatës së Mësuesve të Amerikës dhe e kemi pasur një takim me zv.ministrin, por ai takim ishte pa ndonjë përmbajtje të madhe. Mungesa e takimeve jo vetëm me ne por edhe me prindër ka ndikuar dukshëm në këtë”, ka thënë Jashari.

Exit mobile version