19.1 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Jasharaj për vendimin e MASHT-it për librat: Vendim i papërgjegjshëm, kjo nuk është në rregull

- Advertisement -

Ministria e Arsimit ka publikuar vendimin përfundimtar,  që parasheh blerjen e teksteve shkollore nga prindërit, e më pas subvencionimin nga Qeveria duke aplikuar përmes platformën e-Kosova.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka reaguar përseri duke kundërshtuar këtë vendim dhe duke e quajtur vendim të papërgjegjshëm.

“Në qëndrojmë pas reagimit tonë, që kjo që ka berë Qeveria nuk është në rregull. Qeveria Kurti po supozojmë që nuk paska mjete për teknologjinë bashkëkohore të shekullit 21, së paku është dashur që të gjejnë mjete dhe të ndahen për tekste shkollore. Por ka mjete sepse këta vetë po e deklarojnë që buhxeti qëndron mirë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se e gjithë kjo situatë do të komplikojë punëne  prindërve, mësimdhënësve dhe nxenësve.

“Kjo që e kanë caktuar një lloj çmimi, unë uroj që të jetë i mjaftueshëm, por nuk besoj nga se vet ata na kanë theksuar më ato çmimet e larta të teksteve. Prandaj për një lëndë duhet punuar 2-3 tekste, ku kemi pasur edhe ankesa të arsyeshme nga prindërit për çantat e rënda dhe dëmtimet shëndetsore që i bëjnë fëmijeve, por këtë situatë ajo nuk e ka analizuar”, theksojë Jasharaj.

Jasharaj ndër tjerash tha se fillimi i vitit shkollor do të has në probleme, sepse jo të gjithë nxenësit do të furnizohen me tekste shkollore në të njejtën kohë.

Ai për fund tha se do të kenë një takim me kryetarët e nivelit komunal ku pritet të raportojnë për shkollat në komunat e tyre, prandaj SBASHK-u do të dal më vendim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit