Home Lajme Jasharaj paralajmëron greva pas zgjedhjeve nëse s’u realizohen kërkesat: Patëm 4 vite të vështira me Qeverinë Kurti

Jasharaj paralajmëron greva pas zgjedhjeve nëse s’u realizohen kërkesat: Patëm 4 vite të vështira me Qeverinë Kurti

0
Jasharaj paralajmëron greva pas zgjedhjeve nëse s’u realizohen kërkesat: Patëm 4 vite të vështira me Qeverinë Kurti

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar sërish greva.

Në një intervistë për “Ekonomia Online”, Jasharaj ka thënë se do të ketë greva nëse nuk përfillen kërkesat e tyre nga cilado qeveri që vjen në pushtet pas nëntë shkurtit.

“Ne do t’i kërkojmë të drejtat tona dhe nëse nuk i realizojnë le ta dijnë se prapë do të ketë greva e protesta nga SBAShK-u, nëse kërkesat tona nuk përfillen nga qeveria që do të vijë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.” – ka thënë ai.

“Ne jemi duke përcjellë me vëmendje para fushatën dhe do ta përcjellim edhe fushatën për të parë se çfarë po thonë, sidomos kandidatët për kryeministër, deklarimet e para të kandidatit të LDK-së, PDK-së dhe AAK-së, premtimet janë të mëdha urojmë të jenë ashtu. E kam fjalën edhe te vlera e koeficientit 150 që do të ndikojë në rritjen e pagave. Ata kanë premtuar që do të kenë qasje ndryshe ndaj sindikatave dhe besoj që deklarimet e tyre do t’i mbajnë dhe do të kemi një frymë tjetër karshi situatës që kemi. Këto katër vitet e qeverisë Kurti i kemi pasur vite të vështira sepse ka ndikuar dialogu. Ai bashkë me kabinetin e tij ka pasur një qasje tejet të gabuar ndaj sindikatave duke mos përfillë as kërkesën për takime as dialogun. Jemi ndër shtetet e rralla që Këshilli Ekonomik Social është barakaduar dhe bllokuar me fajin e ministrit Murati. Mbrapa kësaj nuk ka mbetur as ministrja Nagavci që nga greva e vitit 2022 nuk ka gjetur asnjë ditë kohë të ulemi dhe të bisedojmë jo vetëm me ne, por edhe me Këshillin e Prindërve” – ka shtuar Jasharaj.

Exit mobile version