Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria Kurti ka qasje armiqësire ndaj sindikatave.
Ai në veçanti përmendi ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovaciont, Arbërie Nagaci, të cilën e akuzoi se është munduar që t’i shuajë këto sindikata.
“Duke i shlyer nga anëtarësia nga regjistrat anëtarësinë tonë dhe duke na obliguar për diçka që nuk ka ndodhur në shtetet demokratike të Evropës që rishtazi të deklarohemi në E-Kosova. Ata kanë shpresuar që mësimdhënësit do të hezitojnë, punëtorët e arsimit do të hezitojnë dhe nuk do të regjistrohen, dhe në këtë mënyrë ata do ta shpallnin të shuar një sindikatë, por ndodhi e kundërta”, tha Jasharaj.
Jasharaj njoftoi se më 4 dhjetor SBASHK do të ndërmerr veprimin e parë sindikal duke protestuar.