Lajme

Jasharaj: Nëse Qeveria Kurti na injoron, mos të paraqitet pastaj e hutuar edhe e pikëlluar kur të vijmë deri te grevat

By GAZETA SCANNER 1

August 30, 2024

Që nga fillimi i javës tjetër, nxënësit kthehen në bankat e tyre për një vit të ri shkollor. Ky vit do të fillojë pa veprime sindikale nga SBAShK-u, kështu bëri të ditur, Rrahman Jasharaj kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.

Ai tha se sfidë që mund të hasin nxënësit dhe mësimdhënësit janë tekstet shkollore, që sipas tij vendimi i MASHTI-t për subvencionim të teksteve shkollore është i gabuar.

“Në takimet e mbajtura nuk kishte kërkesa për veprime sindikale më 2 shtator. Sa i përket SBAShK-ut dhe antarsisë së saj, 2 shtatori do t’i ketë nxënësit dhe mësimdhënësit në shkollë. Kam frikë që sfidë e madhe sikurse e vitit të kaluar  do të jetë çështja e teksteve. Viti i kaluar na tregoi se vendimi i MASHTI-t ishte i gabuar, ngase i tërë shtatori na shkoj e nxënësit nuk kishin tekste dhe mësimdhënësit ishin të sfiduar si të veprojnë”, deklaroi Jashari.

Jashari shtoi se si sindikatë do të bëjnë të pamundërën që kërkesat e tyre t’i zgjidhin me dialog, e nëse qeveria vazhdon kështu, atëherë kryetari i kësaj sindikate paralajmron që do të respektojë vullnetin e antarësisë për të vazhduar me protesta.

“Nëse ndodhin grevat dhe protestat faji nuk është më i SBAShK-ut, sepse ne do të bejmë të pamundërën që çështjet t’i zgjidhim me dialog, por nëse qeveria vazhdon të ketë qasje të gabuar, sikurse deri më tani, atëherë neve na mbetet që ta respektojmë vullnetin e antarësisë dhe nëse ndodhin grevat qeveria mos të bëjë me gisht nga SBAShK-u por le të bëjë me gisht nga vetvetja sepse nuk po e donë dialogun, po i ikë dialogut dhe po sjellë vendime pa u konsultu me askëndë, kokë me veti dhe shpeshherë këto vendime po dalin shumë të gabuara”, tha ai për Gazeten Blic.

Ndër të tjera, ai thotë se është i gatshëm pas çdo vendimi të këshillit drejtues, dhe se kërkon që qeveria mbas veprimeve të tyre most ë paraqitet e hutuar.

“Cilin do vendim që e merrr këshilii drejtues unë do të jem në ballë të atyre aktiviteteve dhe nëse vendosin për protesë do ti udhëheqi protestat nëse vendosin për grevë prap do të jem në krye të grevave sepse sindiikatat kanë dy mundësi ose të kenë dialog ose të ken protesta e greva. Nëse qeveria vazhdon kështu me qasje të gabuar me inate me teka me nënçmim të kërkesave tona atëherë ne duhet të reagojmë sipas kërkeses së antarësisë. Dhe pastaj, qeveria mos të paraqitet e hutuar edhe e pikëlluar pse mund të vijmë deri te grevat”, përfundoi Jasharaj.