10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Jasharaj, Kurtit: Do të të zë mallkimi i minatorëve

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, i ka thënë kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se atë dhe qeverinë do t’i zë mallkimi i minatorëve.

Jasharaj tha se dje ka vizituar minatorët grevistë, ku nga galeria 800 metra nën tokë u nxorën disa prej tyre me gjendje të renduar shëndetësore.

“Kryeministër Kurti ty nuk po të lë hapësirë në këtë shkrim se je shumë i zënë me dialogun, por anëtarët e Qeverisë që ti drejton dhe ca deputet nga partia jote do t’i zë mallkimi i minatorëve grevistë  që mezi marrin frymë në galerinë 800 metra nën tokë. E ata mallkonin institucionet  dhe mendje e kishin të kolegët e tyre  në thellësitë e nëntokës së Kosovës”.

“Kryeministër me këtë gjendjen time të rënduar shëndetësore bashkë me kryetarin e Sindikatës së Pavarur  të Shërbyesve civilë Ali Gashi dhe nënkryetarin e  BSPK-së  Skënder Lushtaku po bëheshim gati për të zbritur në galeri 800 metra nën  tokë , por duhej pritur se ekipet kujdestare po nxjerrin goxha me vështirësi grevistë  për t’i dërguar në institucione shëndetësore e ata të stërlodhur kundërshtonin të ndaheshin nga shokët grevistë, por edhe mallkonin”, shkroi Rrahmani.

Më tej, Jasharaj i bëri thirrje Kurtit që tek minatorët ta dërgojë deputetin Dimal Basha, për të cilin tha se po bën propagandë kundër minatorëve grevistë për pagat e tyre.

“Kryeministër ata janë në grevë thellë nën tokën e Kosovës sepse as edhe një herë nuk janë të sigurt se do të marrin pagat e tyre”.

“Kur ke pak kohë të lirë o kryeministër Kurti, në vend që të pini çaja e të bëni reklama koti, merre Qeverinë dhe shumë ushtarë të face bukut dhe vizitoni minatorët me apo pa grevë”.

“Ti kthehu me Qeveritarët për të vazhduar dialogun e ushtarët tu të rrjeteve  sociale urdhëroj të kalojnë, bile, një ditë nën thellësitë e tokës së Kosovës dhe të ndajnë fatin e “mirë” me minatorët”, tha ai.

Kujtojmë se minatorët tash e disa ditë kanë hyrë në grevë, ku po kërkojnë që pagat e tyre të dalin në mes datave 6 dhe 10, të shkarkohet kryeshefi i “Trepçës” dhe të ketë sigurime shëndetësore.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit