1.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Jasharaj kërkon takim me ministren Nagavci pas “thirrjeve të shumta”, përmend veprime sindikale

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka kërkuar takim ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, takim përmes një shkrese publike.

Ai tha se po e bëjnë publike meqë ministrja nuk i është përgjigjur thirrjeve të shumta të tyre për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimorë.

“Në vend të vullnetit për takime e bashkëbiseda në shërbim të arsimit, ju ministre keni vazhduar me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe me arsyetime të njëjta e të paqëndrueshme se gjoja keni shumë angazhime në Kosovë dhe jashtë vendit e nuk po gjeni kohë tani e dy vite për takim me SBASHK-un”, ka thënë Jasharaj.

Ai tha se tashmë ministrja Nagavci duhet të rezervojë më shumë kohë për ta meqë “janë shtuar” shqetësimet.

“Ministre ndoshta të është bllokuar adresa elektronike, apo anëtarët e kabinetit tuaj nuk të kanë njoftuar për kërkesat tona dhe prandaj po të drejtohemi publikisht për të pasur një takim me ne dhe ju lutemi të rezervoni pak më shumë kohë për këtë sepse shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë janë shtuar shumë dhe ne jemi të obliguar të t’i themi të gjitha në atë takim. Këtë ftesë publike nuk po e bëjmë sa për të pirë nga një kafe e për të bërë fotografi, por për të bashkëbiseduar për të gjitha çështjet e ngritura nga punëtorët arsimor. Po e bëjmë këtë ftesë publike edhe për t’i treguar opinionit se ne jemi për dialog dhe për angazhime të përbashkëta në shërbim të arsimit dhe për këtë ua kemi drejtuar gjithë ato shkresa në adresën tuaj dhe të shefes së kabinetit tuaj, por juve ju mungon ky vullnet. Ministre, ti e di sa shkresa ua dërguam edhe lidhur me dorëzimin në MASHTI të Draftit të Kontratës Kolektive të Arsimit. Të pritëm për disa ditë, por ti as kësaj radhe nuk gjete kohë as 10 minuta për një takim rasti e për ta pranuar një ekzemplar të këtij Drafti.  Ne e dorëzuam këtë Draft në MASHTI më 2 tetor dhe një kopje ta dërguam edhe në adresën elektronike më 3 tetor, por ditët po kalojnë ministre e nga ju nuk kemi as edhe një reflektim për këtë çështje”.

Jasharaj tha se janë të përkushtuar që çështjet të zgjidhen me dialog dhe tha se për këtë u kanë dërguar lutje gjithë anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim që ata ta mbajnë një takim dhe “të na thërrasin neve dhe juve dhe të flasim hapur e të angazhohemi bashkërisht për dialog sepse e kundërta e bashkëbisedave, takimeve dhe dialogut, janë veprimet sindikale dhe kërkesat për to janë duke u shtuar”.

“Ministre, punëtorët e arsimit janë duke u deklaruar me nënshkrimet e tyre se nëse ju bashkë me Qeverinë vazhdoni kështu t’i ikni dialogut, atëherë të shkohet në veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme dhe në SBASHK vendoset ashtu siç thotë anëtarësia”./Express/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit