-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Jasharaj i vendosur: Sa të ketë SBAShK nuk do të ketë testim për mësimdhënësit

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, përsëri është shprehur i vendosur për të refuzuar çfarëdo lloj testimi të mësimdhënëseve.

Ai ka bërë me dije se një testim i tillë është nënçmues për mësimdhënësit e Kosovës.

Sipas tij, të njëjtit janë testuar disa herë gjatë kryerjes se studimeve.

SBAShK-u e ka thënë tani e sa vite edhe kur kanë qenë ministrat tjerë dhe është i prerë, ne duhet t’i dallojmë dy gjëra teste me shkrim për njohurit e mësimdhënësve të Kosovës nuk ka pas, nuk ka edhe nuk do të ketë sa të ka SBAShK dhe sa të është kryetar Rrahman Jasharaj. Sepse është test denigrues, nënçmues, këta njerëz që janë në sektorin e arsimit janë testuar dhjetëra here në Fakultetin e Edukimit, e kanë marr nota, kanë marr diploma”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk është e interesuar për rritjen e cilësisë në arsim.

Jasharaj ka treguar për masat që ia kanë propozuar qeverisë për rritjen e cilësisë në arsim.

Ne kemi kërkuar, por Qeveria nuk donë ta bëjë, nuk donë ta rris cilësinë. Kemi kërkuar që të shtohet stafi te inspektoret profesional, që inspektorët profesional të lëndëve por edhe të mësuesve të shkojnë në klasa ta shohin nga afër mësimdhënësin se si po punon dhe të metat eventuale që ja shohin ta këshillojnë që ato të meta ti tejkaloj. Në këtë mënyrë mësimdhënësit e Kosovës do të bëheshin nesër më të mirë se sot sepse do t’i hiqeshin të metat që ata mendojnë që janë mirë”, është shprehur Jasharaj për EO.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit