-0.9 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Jasharaj i reagon Nagavcit: ‘Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku’

- Advertisement -

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila kishte thënë  se ‘kërcënimi’ me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit është i papranueshëm. Jasharaj ka thënë se i vije keq që ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku Nagavci.


Jasharaj tutje në një shkrim të gjatë si reagim ndaj ministres, ka thënë se do ishte i lumtur sikurse Nagavci me deklaratën e saj do të sillte lajmin se ka ndryshuar qasja e qeverisë ndaj dialogut me sindikatat.

Duke e parë që Qeveria nuk po ndryshon qasje atëherë ka thënë Jasharaj se paralajmërimi jonë nuk është kërcënim por alarm, që do të kthehet në realitet dhe greva e përgjithshme do të ndodh.

Ai tutje thotë se për fillimin e grevës fatkeqësisht dhe fajtori i vetëm për të është Qeveria Kurti.

Reagim  i SBASHK-ut ndaj deklaratës së Ministres Nagavci lidhur me grevën e  paralajmëruar :

Na vjen keq sa shumë të ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku znj. Nagavci

SBASHK-u do të ndjehej i lumtur sikur Ministrja Ngavci me deklarimin e saj publik të sillte lajmin se pas angazhimeve të saj Qeveria , më në fund, ka ndryshuar qasjen ndaj dialogut me sindikatat dhe se do të nis me takimet e  dialogun në përpjekje për të gjetur bashkërisht zgjidhje për kërkesat legjitime të SBASHK-ut dhe sindikatave tjera për të mos pasur nevojë për veprime sindikale dhe për grevën e përgjithshme. Mirëpo kjo nuk ndodhi e në vend të kësaj Ministrja paralajmërimin për grevë e quan kërcënim dhe tregon se as ajo e as Qeveria nuk e  kanë në mendje ta ndryshojnë qasjen me sindikatat e as nuk do të qajnë kokën për kërkesat e tyre dhe prandaj ky paralajmërimi ynë, që nuk është kërcënim, po alarm , do të kthehet në realitet dhe greva e përgjithshme do të ndodh fatkeqësisht dhe fajtori i vetëm për këtë është Qeveria Kurti.

Ajo që na bën të ndjehemi edhe më keq është se fatkeqësisht funksioni e kolltuku e kanë ndryshuar shumë znj. Nagavci.  Ajo dikur si deputete dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Arsim ishte shumë e zëshme dhe  në janarin e vitit 2019 kishte deklaruar publikisht kur SBASHK-u ishte në grevë dhe pikërisht për shkak të pakënaqësive lidhur me Ligjin e pagave se “greva që  nuk e deshën as vetë mësimdhënësit  erdhi si rezultat i keqqeverisjes” për të shtuar, veç tjerash edhe se “ …sikur Qeveria të  mos i injoronte shqetësimet e SBASHK-ut sot nuk do t’i krijonte pakënaqësitë që i ka krijuar dhe nxënësit nuk do të mbeteshin në shtëpitë e tyre. Shkaktari i vërtetë i grevës është Qeveria  e Kosovës”.

Ministre atëherë dhe tani SBASHK-u  ishte  dhe mbetet po ky i njëjti dhe  kërkesë kryesore edhe tani lidhet me Ligjin e pagave, por tani ju mundoheni ta arsyetoni Qeverinë pa as edhe një argument dhe se është fajtorja e vetme dhe e kritikoni  pa as edhe një fakt   SBASHK-un. Sa shumë ju ka ndryshuar funksioni dhe kolltuku juve znj. Nagavci.

Ministre opinionit duhet thënë të vërtetën  dhe nëse bazohemi në fakte, atëherë SBASHK-u dhe sindikatat tjera më shumë se në të kaluarën tani kanë arsye të shkojnë në veprime sindikale dhe në grevë të përgjithshme sepse: Dërguam  dhjetëra herë shkresa për takime me institucionet  me qëllim që të bisedojmë për kërkesat e anëtarësisë dhe të mundoheshim  bashkërisht të gjejmë zgjidhje të pranueshme, por  Qeveria  heshti ndaj këtyre angazhimeve tona dhe i iku dialogut dhe takimeve. Për ta nxitur Qeverinë për dialog e marrëveshje të pranueshme organizuam veprime të përshkallëzuara  sindikale duke nisur me protestën e 8 prillit, grevën njëorëshet në tërë sistemin arsimor dhe në sektorët tjerë, protestën e 20 majit me pjesëmarrje masive  të anëtarësisë, për këto Qeveria nuk qau kokën.

Dërguam letra e lutje edhe te Presidentja e Kryeparlamentari e madje edhe te secili deputet duke i lutur që të angazhohen që të ketë dialog e marrëveshje. Shfrytëzuam edhe  mundësinë e fundit për dialog duke angazhuar ndërmjetësuesin dhe i bëmë këto në përpjeke që të ndryshojë qasja e gabuar e

Qeverisë dhe që të mos kemi nevojë të shkojmë në grevë të përgjithshme , por Qeveria injoroi të gjitha këto duke na sjellë në pozitë që të mos kemi më as mundësi tjera dhe ne duhet ta respektojmë zërin e anëtarësisë dhe shkojmë në grevë të përgjithshme. Këto fakte që i përmendem dhe shumë të tjera dëshmojnë se për këtë situatë të krijuar dhe për grevën që do të ndodh në javën e fundit të gushtit dhe nëse Qeveria vazhdon me këtë qasje,  atëherë greva  do të vazhdojë edhe më 1 shator e  tutje  deri sa nuk realizohen kërkesat legjitime të punëtorëve arsimor dhe të punëtorëve  tjerë në sektorin publik , fajtori i vetëm është Qeveria e Kosovës. SBASHK-u dhe sindikatat tjera bëmë gjithë këto angazhime e veprime që të mos vijmë te greva e përgjithshme  Qeveria nuk bëri asgjë përveç që vazhdojë me qasjen e gabuar dhe me injorimin e kërkesave të sindikatave.

Aq më keq  Qeveria vazhdon të lavdërohet se ka  krijuar buxhetin më të madh  të të gjitha kohërave e po ashtu edhe ekspertë të ekonomisë kritikuan se Qeveria ka tepër shumë para , që i mbanë  të paluara . Pra, ka mundësi e buxhet , por nuk do të plotësojë as një kërkesë të sindikatave dhe kështu sikur po na thotë të shkojmë në grevë të përgjithshme . Ministre nëse ju dhe  Qeveria vërtetë brengoseni për nxënësit dhe orët e ditët e humbura nga greva  angazhohuni dhe hapni dyert për takime e dialog dhe për gjetje të zgjidhjes së pranueshme për kërkesat e anëtarësisë./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit