8.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Jasharaj: Ende kemi nxënës pa tekste shkollore, disa të tjerë i kanë vetëm pjesërisht

- Advertisement -

Pas më shumë se një muaj e gjysmë nga vendimi i Ministrisë së Arsimit që tekstet shkollore të blihen e më pastaj të kompensohen, ka bërë që shumë nxënës të mbesin pa tekste shkollore.

Kështu ka thënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj.

Duke folur për këtë vendim, Jasharaj ka deklaruar se problemi më i madh me furnizim është nga klasa gjashtë deri tek e nënta.

“Nga raportet që i kemi ne, kjo çështje nuk është përmbyllur as deri në momentin që po flas. Ka furnizim me tekste mirëpo jo në tërësi të nxënësve dhe fatkeqësisht kemi nxënës ende nëpër klasa që nuk kanë fare tekste dhe një pjesë tjetër e nxënësve që i kanë pjesërisht tekstet. Problemi më i madh është krijuar veçmas me klasën 6-9 ngase tekstet e përdoruara vitin e kaluar kanë qenë të dëmtuara shumë, e një pjesë nuk janë kthyer fare nga nxënësit paraprak”, ka thënë Jasharaj për EO.

Problem me furnizim sipas kryesindikalistit po ndodh te familjet me asistencë sociale. Me këtë rast, Jasharaj ka përmendur edhe një rast kur libraritë kanë kushtëzuar qytetarët që “nëse e dëshiron fletoren e punës së re duhet ta blesh edhe librin bazik”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit