16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Jasharaj: Albin Kurti u ka shpallur luftë sindikatave, me tendencë të qartë, zhdukjen e tyre

- Advertisement -

Ai për emisioni “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se ata si sindikatë janë të zhgënjyer me qasjen e Qeverisë Kurti.

Ai thotë se Kurti u ka shpallur luftë sindikatave, me tendëncë të qartë zhdukjen e tyre.

“Jo vetëm kërkesat e SBASHK-ut, por duke qenë edhe pjesë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi vërejtur se edhe sindikatat tjera ankohen me të drejtë për qasjen e gabuar të Qeverisë Kurti. Pra, në një mënyrë apo tjetër kjo Qeveri iu ka shpallur luftë me tendencën që t’i zhdukë fare”, thotë ai.

Nga ana tjetër, sipas tij, mungon edhe dialogu sepse po të kishim dialog nuk do të kishte as protesta të sindikatave të tjera. Në radhë të parë, ai tthotë se mungon dialogu i Kurtit me BSPK-në, ndërsa ministria e Arsimit nuk dialogon me SBASHK-un.

“Ne jemi të zhgënjyer me këtë qasje të Qeverisë, sidomos me Nagavcin pasi dialogu që nga greva e këtej është zhvilluar me shumë vështirësi, mos të themi që nuk ka pasur fare. Kjo i shton pakënaqësit dhe revoltat brenda sindikatave. SBASHK-u edhe në zgjedhjet e kaluara ka pasë sjellje të njëjta, pra me protesta e greva. Për shembull, sot e kujtojë grevën kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj i cili menjëherë na bëri zgjidhje me kërkesat tona, ndërsa kjo Qeveri e Albin Kurtit nuk ofron asgjë, madje e keqja më e madhe është se nuk ofron as dialog”, shton ai.

Qeveritë tjera, sipas Jasharajt, janë takuar vazhdimisht e nuk i kanë ikur dialogut.

“Qeveria Kurti është barrikaduar me qëndrimet e veta. Kjo Qeveri ka qëndrim të gabuar ndaj sindikatave dhe nuk kam si ta lexojë ndryshe, përveç tendencë për t’i shuar ato. Ne ju kemi bërë ballë shumë sfidave, madje kemi kërkuar edhe nga Brukseli që të dërgojnë shkresa që të kemi dialog sepse edhe gabimet mund të jenë më të vogla e tensionet ulen”, thotë ai për emisionin “Expose”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit