Drejtori i Klinikës së Ortopedisë Jashanica, i tha Ekonomia Online se në këtë Klinikë janë duke u trajtuar dy pacientë të përfshirë në përleshjen në lokalin e njohur në kryeqytet “Bon Vivant”.
Ai ka konfirmuar se në këtë Klinikë po trajtohet edhe Andi Pajaziti, i përfshirë në përleshje, por që është jashtë rrezikut për jetë.
Njëri nga pacientët sqaroi ai, ka fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese.
Ai shtoi se nga pesë pacientët që ishin duke pranuar në këtë Klinikë është liruar gjatë së hënës një vajzë. Sipas tij, vajza në fjalë kishte dalë nga spitali me vetdëshirë pasi gjendjen shëndetësore ishte e mirë.
“Te premten në orët e mbrëmjes kanë ardhur pesë pacient në Klinikën e Ortopedisë. Gjendja e tyre ka qenë jashtë rrezikut për jetë, mirëpo ka pasur lëndime nga armë të zjarrit. Menjëherë të shtunën ju është hequr predha pacientit në regjionin e krahut dhe ka shkuar në shtëpi, pacienti i cili s’ka qenë i inkriminuar me Policinë ai me vetdëshirë ka shkuar në shtëpi pas nuk ka pasur lëndime të sistemit vaskular”.
“Kurse tjetri me lëndime të muskujve dhe indeve të buta është duke qëndruara për arsye se është i inkriminuar me rastin. Sot kishte shkuar edhe pacientja që ka predhën, nuk ka deficite nero-vaskulare, do të thotë gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Në mbetje për momentin janë dy pacientë, njëri me fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese që mendojë që edhe këtë ta lirojmë ne shtëpi, kështu që jetë vetëm një”, tha ai.
Sa i përket raportimeve në media se mbrëmë në klinikën e QKUK-së ku po trajtohet Andi Pajaziti i njohur si “Italiani”, ka pasur të shtëna me armë zjarri, drejtori tha se nga ekipi është informuar se nga mbrëmë ka pasur shtim të masave të sigurisë.
Ai tha se nga informata jo zyrtare ka marr informacion se jashtë Klinikës janë dëgjuar të shtëna.
“Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo nga policia jo zyrtare kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”, tha ai.
Ekonomia Online ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të konfirmuar rastin por të njëjtin deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.
Një përleshje e armatosur që rezultoi me vrasjen e 39-vjeçarit, Kastriot Ramadani, teksa mbetën të lënduar e të plagosur edhe 17 persona të tjerë, tronditi kryeqytetin të premten. Të dyshuar për ngjarjen tragjike në lokalin e njohur “Bon Vivant”, është Andi Pajaziti, i cili ndodhet në spital, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti.
Kurse i shumëkërkuari nga FBI, i dyshuar për këtë rast, Dukagjin Nikollaj, ndodhet akoma në arrati