Dogana e Kosovës ka njoftuar se janë parandaluar dy raste të kontrabandimit të mallrave në Pikën Kufitare në Jarinjë.
Te rasti i parë është gjetur “Caffeine Anhydrous” në formë pluhuri, e cila transportohej përmes një maune, nga një qytetar i Serbisë
Ndërsa te rasti i dytë janë gjetur 75 palë atlete për të rritur, nga dy firma të ndryshme, gjithashtu të transportuara nga një qytetar i Serbisë.
Malli i padeklaruar është konfiskuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga sektori relevant i Doganës