Qeveria japoneze do të ngrijë asetet dhe do të vendosë sanksione mbi pagesat dhe transaksionet kapitale ndaj tre anëtarëve të lartë të Hamasit.
Kështu u shpreh shefi i kabinetit, Yoshimasa Hayashi, shkruan Reuters.
Të tre individët besohet të jenë të përfshirë në sulmin e 7 tetorit nga Hamasi në Izrael dhe në një pozicion për të përdorur fondet për të financuar aktivitete të tilla terroriste, deklaroi zëdhënësi i lartë i qeverisë japoneze.