10.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

“Japim gjithçka në fushë ndaj Italisë”, Dalic: Një fitore mjafton për të qëndruar në Gjermani

- Advertisement -

Pas disfatës me Spanjën dhe barazimit me Shqipërinë, Kombëtaret së Kroacisë i duhet të reagojë dhe të gjejë forcat për të mposhtur Italinë në ndeshjen e tretë të Grupit B, përndryshe vendi i tretë i botës rrezikojnë të skualifikohen që në fazën e grupeve, pasi ndodhen në vendin e fundit të grupit, me vetëm 1 pikë.

Para sfidës vendimtare, në konferencë për shtyp ka dalë edhe tekniku i kroatëve, Zlatko Dalic theksoi se ndaj “Të Kaltërve” do të futen në fushë me idenë për të luftuar dhe për të dhënë gjithçka ndërsa ndër të tjera shtoi se problem i skuadrës së tij këtë Evropian, është se çdo top i kundërshtarëve përfundon në rrjetë.

“Kemi mësuar të pranojmë edhe kritikat, ashtu si elozhet, pavarësisht se në shtatë vitet e mia si trajner ka pasur shumë suksese. Megjithatë, për mua nuk ka probleme, unë marrë përgjegjësitë e mia dhe vazhdoj përpara.

Jam i ndërgjegjshëm se kur marrim medalje, unë nuk kam rëndësi dhe e di se kur ndodh e kundërta vendosem në shënjestër. Ndeshja ndaj Italisë për ne është gjithçka, fitorja na mban në kompeticion ndërsa humbja na nxjerr jashtë historisë. Problemi është se tashmë çdo goditje e kundërshtarit po përfundon në rrjetë”,- u shpreh Dalic.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit