21.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

“Jap më të mirën për Kosovën, jam shumë i lumtur për golin” – Dellova flet pas ndeshjes

- Advertisement -

Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova është shprehur i lumtur pas supergolit që e shënoi ndaj Armenisë.

Kosova e mposhti Armeninë në ndeshje miqësore me rezultatin 5-2 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Mundohem që gjithmonë ta jap më të mirën për Kosovën. Jam shumë i lumtur për golin, shpresojmë që të vazhdojmë kështu me fitore”.

“Shpresoj që edhe në shtator t’i fitojmë dy ndeshjet, t’i gëzojmë tifozët që gjithmonë na rrinë pranë”, ka thënë Dellova pas ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi 2-1 për Armeninë, por Kosova u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë dhe e fitoi ndeshjen me rezultat 5-2.

Të ngjashme

Të fundit