6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Januzaj nuk është i lumtur te Sevilla – kërkon rikthimin në Real Sociedad

- Advertisement -

Adnan Januzaj dëshiron të kthehet në Real Sociedad.

Merkaton e verës anësori ishte i liruar nga kontrata me Sociedad dhe vendosi për një aventurë të re.

Kosovari me pasaportë belge vazhdoi rrugëtimin në Spanjë, por te Sevilla.

Mirëpo, mesa duket Januzaj nuk është i lumtur në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’, pasi kërkon largimin.

Sipas raportimit të ‘Fichajes’, Adnan Januzaj kërkon rikthimin në Real Sociedad.

E përditshmja spanjolle njofton se agjenti i tij ka kontaktuar klubin për të diskutuar një kthim prapa.

Mbetet të shihet nëse do ndodh një rikthim i tij në ‘Anoeta’.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit