23.3 C
New York
Monday, September 1, 2025

Buy now

Janjiq thotë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale

- Advertisement -

Analisti politik, Dusan Janjiq, vlerësoi se humbësit më të mëdhenj të krizës parlamentare në Kosovë janë deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Lista Serbe, të cilët, sipas tij, i kanë qëllimet e njëjta.

Sipas Janjiq, moszgjedhja e nënkryetarit të pestë nga komuniteti serb, i cili është kusht për konstituimin e Kuvendit, ka krijuar një situatë të bllokuar që ka dëmtuar të dy palët.

Ai thekson se konflikti politik brenda komunitetit serb dhe qëndrimi i Vetëvendosjes për të mbajtur statusin e qeverisë në detyrë për një periudhë më të gjatë kanë kontribuar në këtë krizë.

“Lista Serbe dhe Kurti janë humbësit kryesorë në këtë lojë politike, ndërsa Beogradi do të jetë humbësi katastrofal kur të bëhet bilanci”,deklaroi Janjiq për Danas.

Sipas tij, Lista Serbe ka të njëjtat qëllime si Kurti; të zvarrisë procesin deri në zgjedhje të reja.

“Të zgjatet kjo çështje deri në zgjedhje, pastaj qeveri teknike, që do të thotë të mbahet Kosova në një lloj krize institucionale – së paku deri në nëntor, ndoshta edhe më gjatë. Ky qëllim, sipas mendimit tim, Lista Serbe nuk mund ta realizojë. Është momenti i fundit që ata që komandojnë Listën Serbe nga Beogradi të mendojnë se çfarë duan vërtet.“, thekson ai.

Ai shtoi thotë se opozita e Vetëvendosjes deri tani ka treguar forcë në bllokimin e kandidatëve të tyre për kryetar të Kuvendit.

As Kurtit nuk i është ngutur në këtë proces, sepse qëllimi i kreut të VV-së, sipas tij, është që të qeverisë në një situatë të jashtëzakonshme në Kosovë për rreth një vit e gjysmë.

Të ngjashme

Të fundit