8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Janjiq: Përgatitjet për konferencën e mbyllur Kurti-Vuçiq “veçse kanë nisur”

- Advertisement -

Përgatitjen për një konferencë “të mbyllur”, beson Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq, “veçse kanë filluar”. Kështu thotë ai në një bisedë me të përditshmen serbe “Danas” ku thotë se Bashkimi Evropian veçse ka nisur rrugën drejt kësaj ideje për shka se “kjo formë aktuale e dialogut nuk prodhoi rezultatet e duhura”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti propozimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që palët – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – të “mbyllen e të mos dalin” nga një konferencë, ideja e të cilës është të prodhojë një pajtueshmëri përfundimtare rreth zbatimit të planit franko-gjerman të dakordësuar përfundimisht në Ohër në fund të muajit mars.

“Pjesëtarë të kësaj (konference) do të jenë disa vende të BE-së që janë në veçanti të interesuara. Këto janë shtetet e QUINT-it, disa vende të afërma si Greqia dhe Hungaria që mund t’i bashkohen, dhe do të vendoset brenda BE-së. Sigurisht se do të jetë ShBA, Britania e Madhe, si dhe disa vende përfaqësuesi të QUINT-it”, ka thënë Janjiq.

“Nuk mund të vish vetëm në një konferencë të tillë. Duhet të bësh me ekipin negociator. Nëse asgjë tjetër, Serbia do ta zbulojë se kush është në ekipin negociator. Unë mendoj se Vuçiq tani ka një problem sepse ai duhet të krijojë një ekip negociator, duke qenë se ai mbështetej vetëm te administrata”, thekson ai.

Janjiq, madje, thotë se do të ketë shumë aktivitete diplomatike në përgatitje të kësaj konference. Nga e hëna, thotë ai, kryeministrat e vendeve evropiane do të vijnë individualisht ose në emër të disa vendeve, për të parë se çfarë është puna e tyre dhe nëse do të përfshihen.

“Këto janë vende me eksperienca luftrash mes tyre që përfunduan në aleanca, si vendet e Beneluksit, Vishegrad plus etj. BE-ja vendosi me vonesë, padyshim që është gati ta bëjë, ndaj tashmë ka përgatitur anëtarët e saj. Ndërsa anëtari vendet po konsultoheshin, tashmë po bëhej punë përgatitore”, thotë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit