Janet Jackson nderoi vëllain e saj të ndjerë Michael Jackson në përvjetorin e vdekjes së tij 14 vjet më parë.
Të shtunën (25 qershor), këngëtarja 56-vjeçare shpërndau një foto ku shihet duke pozuar me mbretin e popit, i cili u nda nga jeta më 25 qershor nga arresti kardiak në moshën 50-vjeçare.
Këngëtarja e “That’s Way Love Goes” vendosi në postimin e saj thjesht me një emoji me zemër të bardhë.
Në çastin e ëmbël, dyshja dukeshin të buzëqeshur ndërsa qëndronin pranë njëri-tjetrit në një dritare përballë horizontit të qytetit.
Gjatë viteve, Janet ka nderuar kujtimin e Michael në shumë raste, duke përfshirë postimet vjetore në Instagram për të shënuar ditëlindjen e tij më 29 gusht.