13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Janë të martuar që 57 vjet – Dolly Parton mohon të ketë tradhtuar ndonjëherë bashkëshortin

- Advertisement -

Këngëtarja e muzikës ‘country’, Dolly Parton, edhe pse 77 vjeçe, është ende aktive duke bërë këngë, duke performuar në koncerte dhe duke bërë paraqitje spektakolare, pa asnjë plan për të dalë në pension, pavarësisht raportimeve se bashkëshorti i saj, Carl Dean, është në gjendje të keqe shëndetësore.

Me një karrierë kaq jetëgjatë sa Parton, është e natyrshme që thashethemet të kenë qarkulluar rreth këngëtares, kryesisht në lidhje me martesën e saj me Deanin, me të cilin është martuar prej 57 vitesh.

Kohët e fundit, në një intervistë me Saga Exceptional, Parton foli për thashethemet se dikur e kishte tradhtuar bashkëshortin.

Kam dëgjuar shumë thashetheme të çmendura të bukura për mua gjatë viteve.

“Disa nga më të këqijat që kam dëgjuar ka qenë se gjoja kam pasur një lidhje me të gjithë ata me të cilët kam punuar ndonjëherë”, u shpreh ajo.

Dolly Parton me bashkëshortin

Dolly Parton dhe Carl Dean janë të martuar që nga viti 1966 dhe të dy e mbajnë lidhjen e tyre mjaft private dhe rrallëherë shihen bashkë në publik, kështu që ka pasur aludime rreth Parton dhe lidhjes së tyre, plus që të dy vendosën të mos kishin fëmijë së bashku.

Parton është një nga artistet më të famshme të të gjitha kohërave në Shtetet e Bashkuara, duke shitur më shumë se 100 milionë kopje ndërmjet albumeve dhe këngëve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit