Jasmin Kadriu dhe Sabrine Khan, ishin përfolur shumë për raportet e tyre me këngëtarin, Ardian Bujupi.
Postimet në rrjetet sociale dhe deklaratat nga ana e artistit kanë ngritur gjithnjë dyshime dhe kanë nxitur reagime të ndryshme nga fansat.
Por, këngëtari nuk ka bërë ende një deklaratë të qartë në lidhje me jetën e tij private.
Së fundi, Jasmina dhe Sabrina kanë zbuluar raportin e tyre të mirë me njëra-tjetrën.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/08/WhatsApp-Image-2022-08-21-at-8.18.04-AM.jpeg)
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” zhvilloi një ‘ask me a question’ në ‘Instagram’ me ndjekësit e saj, ku kërkonte një shoqe.
Mes shumë mesazheve që kishte marrë nga ndjekësit e saj, ishte edhe një nga ana e Sabrinës.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/08/WhatsApp-Image-2022-06-30-at-2.38.25-PM.jpeg)
Përgjigja e balerinës është publikuar edhe nga Jasmina e cila krahas një fotoje të Sabrinës në formë zemre shkruan: “Shumë dashuri. Zemra më e ëmbël”.