12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Janë ndarë? Donald Trump shpjegon pse Melania mungonte në foton familjare të Krishtlindjeve

- Advertisement -

Ish-presidenti dhe njëherësh kandidat për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, ka shpjeguar pse Melania mungonte në kartolinën e Krishtlindjes dhe gjatë fushatës

A është zgjidhur misteri i të zhdukurës Melania Trump? Donald Trump foli për mungesën e gruas së tij në një foto familjare të Krishtlindjes gjë që shkaktoi habi ditën e fundit. Fotoja, e realizuar në Mar-a-Lago, shfaqi pjesën më të madhe të familjes Trump, duke përfshirë djalin e tyre 17-vjeçar Barron, babanë e Melanisë dhe personalitete të tjera.

Burimet thanë për shtypin se shkaku ishte një çështje familjare dhe në natën e Vitit të Ri, Trump tha në një tubim se Melania ishte me nënën e saj, Amalija Knavs, në spital.

Duke folur në një video të regjistruar nga një i pranishëm që u postua në X, ai i uroi vjehrrës së tij një shërim të shpejtë, ndërsa shtoi, “është e vështirë, shumë e vështirë”.

“Melania, është një zonjë e parë e madhe, shumë popullore, njerëzit e duan,” i siguroi ai të mbledhurit. “Ajo u dërgon të gjithëve dashurinë e saj”, raporton Business Insider.

Ish-zonja e parë është zhdukur nga syri i publikut që kur Donald Trump u largua nga Zyra Ovale në vitin 2020, me përjashtim të disa ngjarjeve publike. Ajo shkoi në shërbimin funeral të ish-zonjës së parë Rosalynn Carter në nëntor dhe foli në një ceremoni natyralizimi në Arkivin Kombëtar në dhjetor.

Ajo ka qëndruar larg shfaqjeve të shumta të bashkëshortit të saj në gjykatë dhe ka shmangur bashkimin me të në fushatën elektorale. Koha do të tregojë nëse, pasi nëna e saj shërohet, ajo do të bashkohet me burrin e saj në fushatë, apo në kartolinën e Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit