6 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

“Janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq”, Lista Serbe reagon në lidhje me fletushkat kërcënuese në veri

- Advertisement -

Në katër komunat veriore të Kosovës, një organizatë e njohur si Mbrojtja Popullore ka nisur një fushatë duke shpërndarë fletushka që bëjnë thirrje për kundërshtuar Policinë e Kosovës Fletushkat e shpërndara përmbajnë udhëzime për sjelljen ndaj policisë dhe shërbëtorëve civilë. Në to, përdoren emërtimet e pakënaqësisë me policinë, duke e quajtur atë “Policia e Kurtit”, një referencë që ka qëllim të minojë besimin në autoritetet.

Ndër udhëzimet e dhëna, këshillohen mënyra se si duhet të veprohet në rast të përballjes me autoritetet, si dhe si të veprohet në rast të arrestimit. Këto thirrje për kundërshtim janë shoqëruar edhe me udhëzime për përgatitjen dhe përdorimin e koktejeve molotov.

Lidhur me këtë zhvillim, Lista Serbe Lista Serbe ka denoncuar këto thirrje, të cilat i kanë quajtur “provokime” dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos ndikohen prej tyre.

Në reagimin e tyre, LS ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së qetësisë përballë veprimeve të tilla, të cilat i shohin si të dëmshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Më tej në reagim thuhet se, Lista Serbe rikonfirmon përkushtimin për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e popullit serb në Kosovë përmes mjeteve paqësore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit