15.1 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Janë bërë një vit, Arbenita Ismajli thotë se po i bën mirë jetesa në Dubai

- Advertisement -

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka arritur një moment të veçantë personal, pasi ka kaluar një vit që prej kur u zhvendos në Dubai së bashku me vajzën e saj, Ninën.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ajo ka shprehur emocionet e saj të thella lidhur me këtë periudhë.

“Ka kaluar një vit që kur u zhvendosem në Dubai dhe të shoh ty duke u rritur më shëron thellësisht”, ka shkruar ajo.

 Foto: Instagram

E ardhja në Dubai vjen pas një periudhe sfiduese për Arbenitën, e cila ka pasur mosmarrëveshje të shumta me ish-partnerin dhe reperin Fero, lidhur me kujdestarinë dhe takimet me vajzën.

Sfida kulmoi muaj më parë kur Gjykata Themelore në Gjilan lëshoi një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.

Hetimet ndaj Arbenitës kishin nisur në qershor të këtij viti nga Prokuroria Themelore në Gjilan, pasi dyshohej se ajo nuk kishte respektuar vendimin e gjykatës për takimet e vajzës me babanë.

Këto ngjarje patën një ndikim të madh në jetën personale dhe publike të Arbenitës, duke e vënë atë në qendër të medias dhe opinionit publik.

 Foto: Instagram

Megjithatë, pas zhvendosjes në Dubai, Arbenita duket të ketë gjetur një ambient më të qetë për të përqendruar vëmendjen tek rritja dhe kujdesi për vajzën e saj.

Të ngjashme

Të fundit