30.2 C
New York
Sunday, July 7, 2024

Buy now

Jan Vertonghen fytyra tragjike e Belgjikës, Franca avancon në çerekfinale

- Advertisement -

Franca ka avancuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, duke eliminuar Belgjikën.

Francezët triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra nga skuadrat s’arritën t’i finalizonin aksionet. Franca rrezikoi me Thuram e Tchouameni derisa Belgjika kishte një mundësi përmes De Bruyne.

Megjithatë, në pjesën e dytë, loja ishte shumë më e hapur. Franca ishte më kërkuese duke pasur tre raste të njëpasnjëshme që assesi s’i konkretizuan.

Belgjika pastaj mori lojën në “dorë” duke rrezikuar me Carrascon e Lukakun. Kur belgët po sulmonin, Franca zhvilloi një aksion të bukur me N’Golo Kanten që pasoi te Randal Kolo Muani, i cili goditi nga afërsia por topi u devijua nga Vertonghen dhe përfundoi brenda rrjetës.

Ky gol rezultoi të jetë i mjaftueshëm për Francën që ta sigurojë avancimin tutje, ku do ta presë fituesin e përballjes tjetër, mes Portugalisë dhe Sllovenisë që do të nisë në ora 21:00. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit