26.2 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

James Rubin shpërthen ndaj Christopher Hill: Ishte i anshëm, pro-LDK e kundër UÇK-së

- Advertisement -

Ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, ka deklaruar se diplomati Christopher Hill ishte i anshëm dhe kundër UÇK-së, duke shtuar se ky i fundit vazhdimisht përpiqej të dëmtonte figurën e tij dhe të sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

“Christopher Hill ka qenë i anshëm dhe e kisha vënë re këtë. Ai nuk ishte i paanshëm dhe ishte në favor të LDK-së, kundër UÇK-së. Unë isha i paanshëm. Mua më është kërkuar me udhëheqësin e vetëshpallur të delegacionit. Chris Hill në mënyrë shumë të pamatur ka qenë i anshëm. Është përpjekur të më dëmtojë figurën mua dhe të dëmtojë sekretaren Albright, duke u thënë se ajo kishte influencuar drejtuesin e delegacionit të UÇK-së në Rambuje. Në fakt, ne e kishim vetëm një objektiv që deshëm ta arrinim atje”, tha Rubin.

Sipas tij, Hill ishte personi që i dëmtoi bisedimet në Rambuje dhe shkaku që UÇK-ja nuk e dha “po”-në për marrëveshjen, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Deklarata e Rubinit erdhi pasi prokurori James Pace i lexoi një deklaratë të Hillit, ku ky i fundit pretendonte se Rubin e udhëzonte Hashim Thaçin deri edhe për zgjedhjen e kostumit dhe kravatës.

Këto pretendime, Rubin i cilësoi si “mite” dhe jo të vërteta të dala nga Hill.

Të ngjashme

Të fundit