Rubin ka bërë me dije se Hashim Thaçi, atë botë përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, merrte direktiva se si të vepronte nga komandantët e UÇK-së.

Për pak sekonda, diplomati amerikan, James Rubin, e rrëzoi krejtësisht narrativen e prokurorisë se Hashim Thaçi ishte udhëheqës i “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”, kur ky i fundit dëshmoi në lidhje me situatën e diskutimeve për marrëveshjen e demilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në qershor të vitit 1999.
Rubin ka bërë me dije se Hashim Thaçi, atë botë përfaqësues i UÇK-së në Rambuje, merrte direktiva se si të vepronte nga komandantët e UÇK-së.
I pyetur nga avokati i Thaçit, Luka Misetiç, për natyrën e atyre negociatave, Rubin tha se “ishte një negociatë e pazakontë për shkak të vendimmarrjes së palës tjetër… Kishim strukturën e UÇK-së që nuk e kuptonin shumë mirë”.
Rubin shtoi se “Hashimi ishte shumë i ri, 30 vjeç, personat e tjerë, komandantët ishin të vjetër, ai nuk ishte përgjegjës nuk kishte njohuritë, apo kompetencën për të marrë vendime.”
Rubin tha se në perceptimin e tij Thaçi ishte një lloj ministri i jashtëm, që kishte një farë roli politik, pasi siç thotë ai “ajo që ai (Hashim Thaçi) kishte ishte dëshira e komandantëve që ai ta nënshkruante marrëveshjen”.
Ai ka krahasuar rolin e Thaçit me atë të Albright, duke thënë se “ai ishte person që ishte fytyra e UÇK-së, rol të ngjashëm me atë të ministrit të jashtëm, atë që Albright do ta bënte sikur të ishte një situatë të tillë”.
Me vetëm një fjali ai arriti ta rrëzon narrativen e prokurorisë, kur tha “unë jam takuar me komandantët dhe kam parë raportin e tyre me Hashimin, këta komandantë i kanë treguar atij çfarë të bënte, jo Hashimi atyre”