Home Lajme James Rubin: Serbia është pika hyrëse e propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor

James Rubin: Serbia është pika hyrëse e propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor

0
James Rubin: Serbia është pika hyrëse e propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor

Serbia është pika hyrëse e propagandës ruse në Ballkanin Perëndimor, thotë James Rubin, koordinatori amerikan në Qendrën për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit.

Rubin e tha këtë në një konferencë për media online, ku prezantoi një raport të titulluar “Si Kina kërkon të riformojë mjedisin global të informacionit”.

I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se si e vlerëson ndikimin e Kinës në Ballkanin Perëndimor, Rubin tha se gjatë një vizite në rajon në fillim të këtij viti, ai “vërejti dëshirën në rritje të Kinës për të luajtur një rol duke marrë pronësinë e organizatave mediatike”. por se aktualisht “problemi më i madh është se ajo Serbia është një portal për Rusinë në Ballkanin Perëndimor”.

Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk i ka mbyllur programet Ras Tudej dhe Sputnik. Në njëfarë mënyre ata mendojnë se mund ta bëjnë këtë dhe ende të hyjnë në Bashkimin Evropian, gjë që më huton mua, tha Rubin.

Ai kujtoi se të gjitha vendet e BE-së mbyllën RT dhe Sputnik pas fillimit të pushtimit, duke i konsideruar ato armë propagandistike të pushtimit rus.

Madje kanë RT dhe Sputnik në gjuhën serbe, që do të thotë se janë të kuptueshme edhe për vendet fqinje. Ky është aktualisht problemi më i madh i informacionit, tha Rubin.

Menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian pezulloi shpërndarjen e mediave ruse RT dhe Sputnik, sepse i konsideron ato si mjete të Kremlinit për dezinformim dhe manipulim informacioni.

 

 

Exit mobile version