Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Për tri ditë ai dha dëshmi në mbrojtje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit – të cilët Prokuroria e Specializuar në Hagë i ngarkon me krime të pretenduara të luftës .
“Ka qenë privilegj të jem këtu. Edhe pse zgjati, Është përdorim shumë i rëndësishëm i kohës sime”, ka thënë Rubin para se të lë bankën e dëshmitarëve në gjykatoren e Dhomave të Specializuara.