Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dëshmitari i parë i mbrojtjes së Hashim Thaçit, ka dëshmuar dje për disa orë në Hagë mbi njohjen, takimet dhe komunikimet me Thaçin dhe pjesëtarë të tjerë të UÇK-së.
Ai e përshkroi rolin e Thaçit në UÇK si politik, duke theksuar se nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj.
Rubin rrëfeu, gjithashtu, se Thaçi fillimisht e refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, nga frika se do të konsiderohej si njeriu që ka hequr dorë nga pavarësia e Kosovës.
Dëshiminë e tij, Rubin do ta vazhdojë edhe sot (e martë) duke filluar nga ora 9:00