7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

James O’Brien: Vuçiqi e di mirë se çfarëdo përdorimi i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm, i vë në rrezik ushtarët e NATO-s

- Advertisement -

Ndihmës Sekretari i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James O’Brien ka folur për çështjen e sigurisë në Kosovë.

Ka komentuar pak edhe pamjet që ka publikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke alarmuar se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, duke shtuar se është i vetëdijshëm se “Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta dhe ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme”.

“Po punojmë me qeveritë për të gjetur zgjidhje. Vuçiqi e di mirë se çfarëdo përdorimi i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm dhe kjo i vë në rrezik ushtarët e NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën serbe dhe shqiptare. Çështja kyçe këtu është se palët duhet t’i reduktojnë tensionet, edhe ato që ndërlidhen me ushtrimet e ushtrisë përreth kufirit. Çështja është se të dyja palët duhet të punojnë. E kemi bërë të qartë që individët që morën pjesë në sulmin e shtatorit (në Banjskë) duhet të dalin para drejtësisë dhe kjo do të bëhet”, u shpreh O’Brien.

“Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi publikisht Kosovën, duke thënë se ‘Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzoj mundësinë për të vepruar’”, ka shkruar Kurti mbrëmë në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit