Mesfushori veteran, James Milner u aktivizua nga banka rezervë në pjesën e parë të ndeshjes mes Brighton dhe Aston Villas, duke zëvendësuar Carlos Baleban.
Me këtë paraqitje, 40-vjeçari regjistroi ndeshjen e tij të 653-të në elitën e futbollit anglez, duke barazuar rekordin absolut të mbajtur nga Gareth Barry për numrin më të madh të paraqitjeve në Ligën Premier.
Milner debutoi në Ligën Premier në nëntor të vitit 2002 me fanellën e Leeds United. Në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç e 309 ditë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që kishte luajtur ndonjëherë në këtë garë.
Gjatë karrierës së tij të gjatë, ai ka zhvilluar më së shumti ndeshje me Liverpoolin (230 paraqitje), pasuar nga Manchester City (147), Aston Villa (100), Newcastle United (94), Leeds United (48) dhe Brighton (34).
Një karrierë e jashtëzakonshme për një futbollist që vazhdon të shkruajë histori në moshën 40-vjeçare.






