1.3 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

“Jam single!” Kledi flet për herë të parë për ndarjen nga partnerja

- Advertisement -

Ditën e sotme “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron në “Top Albania Radio” erdhi plot energji e të ftuar interesantë. Një nga të ftuarit e ditës së sotme ishte ish-banori i “Big Brother VIP” Kledi Hysa, i cili foli për gjithçka. I pyetur se çfarë ka ndryshuar pas daljes  nga shtëpia e “Big Brother VIP”, ai tha:

Për mua ka ndryshuar gjithçka, rutina, vendi, gjuha. Jeta jashtë ka qenë e planifikuar, me plane, me regjim. Këtu është ndryshe. Këtu koha më pëlqen shumë, gjallëria, kafja, gjuha.

Ndër të tjera, Kledi foli edhe për jetën e tij sentimentale, aq shumë të komentuar që nga qëndrimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Modeli zbuloi për herë të parë se është beqar. Po ashtu, mohoi edhe zërat për një lidhje me Sheilën duke pohuar se thjesht kanë bashkëpunuar për klipin.

Për momentin nuk jam në një lidhje! Sapo jam ndarë, dua të marr pak frymë… Unë Sheilën e njoha rastësisht në Big Brother. Pas daljes erdhi videoklipi që më ofroi ajo. U ndjeva shumë mirë, tema më pëlqeu, jam model dhe aktor dhe tregova talentin që kisha. Afrimitet në klip kishim, jashtë klipit jo.

Gjithashtu, ai u ndal edhe te banorët e mbetur në “Big Brother Vip”, duke i qëndruar deklaratave të tij se Donaldi e meriton ta fitojë.

Unë e kam thënë gjithmonë që Arjola dhe Donaldi janë ata që kam favorizuar. Lojtar i fortë është Iliri. Por ai që ka dhënë shumë për lojën është Donaldi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit