3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

“Jam shumë e lumtur që…”, Ariana Grande flet për partnerin: Ai është kaq i adhurueshëm

- Advertisement -

Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, ka folur së fundmi për partnerin e saj, Ethan Slater, teksa e ka quajtur atë një “burrë të adhurueshëm”.

E pyetur se si ndihet ajo tani që bota po njeh partnerin e saj, për shkak të publicitetit që ka marrë lidhja e tyre, Grande është përgjigjur se është shumë e lumtur.

“O Zot, ai është gjithmonë kaq i adhurueshëm”, tha fillimisht Ariana Grande, ndërsa e lavdëroi edhe për aftësitë e tij në aktrim.

“Ai është kaq i mrekullueshëm në aktrim, është një njëri i mahnitshëm. Jam shumë e lumtur që njerëzit po e njohin”, tha këngëtarja për “Entertainment Tonight”.

Ndërsa për lidhjen e tyre Ariana theksoi: “Zemra ime është shumë e lumtur”.

Nga ana tjetër partneri i saj, Ethan Slater u shpreh për të dashurën e tij se është shumë krenar për të.

“Jam shumë krenar për Arianën. Ajo është e pabesueshme në këtë film dhe tani që mund të ndaj gëzimin e saj, jam thjesht mirënjohës”, tha Slater.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit