Aktorja e njohur Eva Grimaldi ka qenë e ftuar në “Verissimo” ku ka folur për jetën e saj dhe karrierën e suksesshme ndër vite.
Por sigurisht jeta e saj nuk ka qenë një fushë me lule, ashtu siç mund ta kemi imagjinuar teksa e shikonim në ekran. Eva ka zbuluar se rreth të 30-ave të saj ka abortuar një fëmijë pasi është ndjerë e detyruar të zgjidhte mes familjes dhe karrierës. Në atë kohë mes gjithë dhimbjes qoftë fizike dhe emocionale aktorja zgjodhi karrierën me shpresën se rasti për t’u bërë nënë do t’i vinte sërish.
“Ndonjëherë gratë, ndoshta në fillim të karrierës së tyre, e gjejnë veten duke u detyruar të zgjedhin. Unë do të doja t’u thoja ‘zgjidhni jetën’, është shprehur ajo.
Sot aktorja 63 vjeçare ka treguar se atëherë abortin e ka kryer pa dieninë e babait të foshnjës, që ishte një koleg me të cilin pati një lidhje të shkurtër: “Nuk doja të përdorja emrin e tij për përfitime”.