8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

“Jam ngacmuar seksualisht në moshën 15-vjeçare”, rrëfimi tronditës i Einxhel Shkirës

- Advertisement -

Moderatorja Enixhel Shkira bëri një rrëfim tronditës në “Goca & Gra”.

Ajo tregoi se në moshën 15-vjeçare ishte tentuar që të abuzohej seksualisht, kur ajo përpiqej të bëhej pjesë e aktiviteteve televizive për fëmijë.

“Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.

Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.

Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel./TCH

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit