13.5 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

“Jam nënë e dy djemve”, Çiljeta mbështet Ramën për ndalimin e Tik-Tokut

- Advertisement -

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta e ka mirëpritur deklaratën e kryeministrit, Edi Rama, i cili sot tha se po e mendojnë ndalimin e rrjeteve sociale si TikTok dhe Snapchat.

“Si mami i dy djemve unë mbështes bllokimin kryeministër”, ka shkruar artistja në Instagram ku edhe ka shpërndarë deklaratën e kreut të shtetit.

Kjo deklaratë e Ramës vjen pas tragjedisë që ndodhi pak ditë më parë në një shkollë në Tiranë, ku 14 vjeçari, Martin Cami u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Lajmi i dhimbshëm ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit