16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

“Jam koherente”, pse Egli ndryshoi qëndrim ndaj Rozanës pas rikthimit? Banorja: Është xheloze për raportin tim me Gjestin

- Advertisement -

Rikthimi i Eglit në shtëpi nuk u prit mirë nga të gjithë banorët, e mesa duket një prej tyre ishte dhe Rozana.

Banoret janë ‘përplasur’ edhe sot, teksa Egli tha se qëndrimi i saj i ftohtë ndaj Rozanës është koherent pasi kur ka dalë nga shtëpia, ato kanë pasur një debat të fortë. Nga ana tjetër, Rozana tha se Egli është xheloze për raportin e saj me Gjestin.

Egli: Dua ta nis nga momenti kur kam dalë. Jam kthyer me një koherencë, jam e sigurt. Ditët e fundit i kam kaluar shumë afër Danjës. Sa i përket Gertës, ne kemi folur dhe ajo më ka kërkuar ndjesë për situatat dhe jemi sqaruar. Nuk ka asnjë raport të ekzagjeruar, me Gertën kam ndenjur siç kam ndjenur edhe me banorët e tjerë. Edhe kur më ka kërkuar ndjesë, i kam thënë që fal por nuk e harroj.

Me Rozanën, kam dalë nga një debat shumë i madh dhe në momentin e rikthimit, u ktheva si një vajzë qytetare që e takova dhe e përshëndeta. Rozana më pyet sërish si je dhe i thashë jam ok. Ajo nisi pastaj ‘pse më flet kështu’, ‘pse takove Danjën’. Unë jam koherente, nuk duhet të priste që t’i hidhesha në qafë. Nuk më befason që kishte atë qëndrim. Rozana nuk është aryseja e prishjes së raportit me Gjestin, ajo tenton po nuk është ajo.

Rozana: Ta nis nga fundi. Egli më ka kërkuar vetë të jem afër këtij raporti. E kam parë posesive në shumë momente. Ty të vjen keq nga të vërtetat e mija. Që nga momenti i parë tek i fundit, Egli ka qenë e përqafuar me mua, më thoshte shko tek Nubi merr informacion. Egli ka dalë, ka ndenjur 9 ditë jashtë, është qetësuar. Mirë do ishte ta bëja dhe unë këtë gjë. Unë vërtet kam thënë do dal por e kam ngrënë veten me dhëmbë dhe nuk kam dalë. Nëse Egli ka ardhur e fortë, më bëhet qejfi. Por është ajo Egli që i kam kërkuar gjithmonë të jetë. Egli ka xhelozi për raportin tim me Gjestin. Ka thënë në një moment Gjesti zgjodhi të rinte me Rozanëne jo me mua.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit