Komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, ka reaguar në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpcë.
Përmes një postimi të bërë në “Twitter”, ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.
‘Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë’, shkroi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.
Kujtojmë se Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar sot me armë, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës.