1.1 C
New York
Saturday, December 6, 2025

Buy now

“Jam i përqendruar te Hoffenheimi”, Fisnik Asllani flet për interesin e Barcelonës

- Advertisement -

Gjigantët katalanas, Barcelona po vazhdojnë kërkimin e tyre për një zëvendësim për Robert Lewandowskin, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme.

Një nga emrat e përfolur si një pasardhës i mundshëm është sulmuesi nga Kosova i Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

Vetë Asllani komentoi mbi interesin nga gjiganti spanjoll, duke thënë se kjo e bën të ndihet krenar.

“Sigurisht, dëgjoj dhe lexoj gjëra të tilla. Është një nder dhe ndihem pak krenar për këtë, por jam i përqendruar te Hoffenheimi. Te ndeshjet, javët dhe muajt e ardhshëm. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në fund. Çdo gjë do të ketë kohën e vet”, tha Asllani.

Këtë sezon, Asllani ka luajtur 14 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë tre asiste. Sipas Transfermarkt, lojtari vlerësohet në 18 milionë euro

Të ngjashme

Të fundit