Prezantuesi Jeremy Clarkson, 62 vjeçar, ka pranuar se është një fans i madh i yllit të muzikës pop, Dua Lipa, 26 vjeçare.
Kjo erdhi pasi këngëtarja e “Don’t Start Now” ishte temë në kuizin “Who Wants To Be a Millionaire”.
Gjatë këtij episodi, konkurrentja Maria King u ngjit në karrige për të provuar fatin e saj për një shumë të madhe parash.
Foto: Getty Images
Dhe pyetja e parë që u bë nga Jeremy ishte, ‘Me kë e ka në bashkëpunim Dua Lipa mega-hitin Cold Heart?.
Ndërsa po përgjigjej, konkurrentja zgjodhi ndihmën e publikut dhe i kërkoi ndihmën audiencës për përgjigjen, për të cilën 95 për qind e tyre votuan për përgjigjen me Elton John.
Jeremy, nga ana tjetër, tha gjithashtu se e dinte përgjigjen e pyetjes.
Foto: Getty Images
Ai tha: “E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës”.
Dua nga ana tjetër po vazhdon me koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.
Foto: YouTube
Këtë kohë ka qenë duke performuar në Argjentinë, në Buneos Aires, ku kishte mbajtur një koncert fillimisht në vitin 2017.
Ylli nga Kosova u shpreh e lumtur pasi pesë vjet më parë ishin vetëm 1500 njerëz kurse në këtë event të sivjetshëm për dy netë mblodhi mbi 100 mijë njerëz.