Mbrëmë në emisionin Debat Plus, analisti pro Vetëvendosje është shprehur i zhgënjyer, për të mos thënë i penduar, me Qeverinë Kurti, përcjell Periskopi.
Hoxha shprehu dëshpërimin e tij për mënyrën sesi qeveria po menaxhon situatën dhe ndikimin e saj në jetën e qytetarëve.
Në këtë kontekst, u theksua se shërbimet bazike si arsimi, shëndetësia, punësimi dhe zhvillimi ekonomik nuk po ofrohen në mënyrën e duhur dhe qytetarëve u duhet të kërkojnë ndihmë nëpërmjet ndihmave sociale.
“Unë jam kështu përkohësisht i dëshpërum, po do angazhohem që kësaj qeverie dhe të tjerave m’ja bo me dije se, sipas bindjes time të plotë, kjo nuk është mënyra qysh qeveriset edhe këta janë tu na portretizu një shtet të të varfanjakëve, një shtet që mbahet prej lëmoshës, prej vitrave, prej sadakës, nuk e di veç po, mundohem në dy rrafshe me analizu në rrafshin socio-ekonomik, për atë që shërbimet që nuk i ofron shteti dhe si ndikojnë ato në jetën tonë dhe në rrafshin e mendësisë që prodhon ajo, këto të dyja mujn me ushqye njëra-tjetrën, po me mendësinë, duke lidhë me zotin Abrashi, ndoshta në rrafshin socio-ekonomik po mundohna me kallëzu se qysh në pamundësi që shteti me ardh te na përditë, na vjen një herë ose dy herë në vit me lëmosha. Sepse kur nuk ofron shërbime bazike, siç është arsimi, siç është shëndetësia, siç është punësimi, zhvillimi ekonomik andaj duhet lëmosha për me i mbulu të tjerat.
Një fëmijë i sotshëm, mundet me marrë njëqind euro, po s’ka ku me shku në çerdhe sepse janë premtu njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe, janë janë ndërtu pesë a gjashtë.
Dhe po të ishin këto njëqind euro domethënë që mund me na shërby për atë qëllim, në besoj në çerdhe private mundesh për një muaj me pagu çerdhen edhe qaq në
Po supozoj se nuk kam fëmijë, nuk e di veç qe shteti duhet me na ardhë të na përditë, jo një herë në vit me lëmosha.
Prandaj, kur nuk ka shërbime na vijnë këto njëqind eurot”, u shpreh Hoxha.
Në fund, u theksua se është e rëndësishme që qeveria të jetë e pranishme dhe e përkujdesëshme ndaj nevojave të qytetarëve, duke ofruar shërbime cilësore dhe mundësi reale për zhvillim dhe përparim.