8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Jam i dërguar i profetit”, avokati tregon se çfarë i ka thënë i dyshuari për vrasjen e nënës së tij

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së premte në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka privuar nga jeta nënën e tij.

Avokati i tij, Asdren Mekaj ka bërë të ditur se çka i ka thënë i dyshuari pas bisedës me të lidhur me dyshimin për vrasjen e kryer.

“Më ka detyruar shërbimi informativ rus”, “Jam i dërguar i profetit”, “E kam shpëtuar shqiptarinë” dhe “Jam Skënderbeu i ri”, janë disa nga fjalët që i dyshuari i ka thënë avokatit të tij Mekaj.

Mekaj për Telegrafin ka thënë se gjendja mentale dhe shëndetësore e klientit të tij është e rëndë, dhe për këtë aresye ka kërkuar nga Prokuroria Themelore në Pejë që 30-vjeçarit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik.

“Dy herë ka tentuar Prokuroria që ta intervistojë klientin tim, por nuk ka mundur për shkak të gjendjes së tij të rëndë mentale dhe shëndetësore. Për arsye të mungesës së komunikimit të mirëfilltë mes meje dhe të mbrojturit, përveç që më pengon mua të ofroj mbrojtje efektive, në përputhje me Kodin e Etikës dhe në përmbushje të të drejtës fondamentale që e gëzon çdo person i dyshuar për një krim, pavarësisht kësaj unë thellësisht besoj se është shumë e nevojshme që t’i bëhet një ekzaminim psikiatrik.” – ka thënë ai.

Avokati Asdren Mekaj ka thënë se nga prokurorja e rastit, në seancën gjyqësore të shtunën ka marrë konfirmim se një ndër veprimet e para që do të bëjë do të jetë shqyrtimi i kërkesës për dërgimin e të dyshuarit në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit