Përmes një “Instastory”, artistja shprehet se nuk do të tolerojë më asgjë nga ato që ka toleruar më herët.

“Atë që kam toleruar më herë, nuk do ta toleroj më kurrë dhe jam krejtësisht e vendosur për këtë”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Maliqi hodhi në gjyq biznesmenin dhe shkak për këtë është bërë pensioni ushqimor për të cilin këngëtarja pretendon se nuk është paguar nga ish-bashkëshorti.

Ndërkohë, në të njëjtën foto këngëtarja shkruan: “Kujto, tetor 2023-mars 2024”.

Po ashtu, shkrimin e ka shoqëruar me këngën e Christina Aguilera, “Oh mother”, që përshkruan historinë e një nënë që rrit e vetme fëmijën e saj.

Dyshja janë divorcuar para 8 vitesh, ndërsa gjatë martesës së tyre sollën në jetë një djalë, Dan.

Sipas padisë së këngëtares, ish-bashkëshorti do duhej të paguante 2 mijë euro në muaj për pensionin ushqimor të djalit, por nuk i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje.