Home Rozë “Jam e lumtur!”, Zhaklin Lekatari flet për herë të parë për lidhjen me të dashurin milioner

“Jam e lumtur!”, Zhaklin Lekatari flet për herë të parë për lidhjen me të dashurin milioner

0
“Jam e lumtur!”, Zhaklin Lekatari flet për herë të parë për lidhjen me të dashurin milioner

Disa muaj më parë ekspertja e seksit, Zhaklin Lekatari është kapur “mat” teksa puthet në varkë me gjasë me partnerin e saj. Bëhet fjalë për Gjergj Skëndo(Skëndaj).

Skëndo është menaxheri i një rrjeti baresh të njohura në Tiranë, pronari i NRG radio dhe djali i Marsel Skëndos. Ai nuk është emër i panjohur në media pasi njihet për posedimet pasurore.

E ftuar së fundmi në “Natën me Aulonën”. e pyetur rreth marrëdhënies së saj me Gjergjin, Zhaku nuk ka pranuar të jap detaje, por me buzëqeshjen vesh më vesh ka thënë: Jam e lumtur.

Gjergji është i njohur edhe për shkak të lidhjes së tij me ish-banoren e Big Brother 2, Aida Troka.

Në verën e vitit 2009 çifti ishte kryefjalë e mediave rozë. Asokohe Gjergji dhe Aida frekuentonin vilat luksoze të biznesmenit për t’iu fshehur sadopak syve të kureshtarëve.

Exit mobile version