13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

“Jam e lodhur dua të dal nga e gjithë kjo…”/Fëmijët “e detyrojnë” Kim Kardashian të fshihet në tualet

- Advertisement -

Kim Kardashian flet për vështirësitë që po përballet për rritjen e katër fëmijëve, duke pranuar se shkon aq larg sa të mbyllet në një banjë për t’i shpëtuar kaosit.

Episodi i ri i “The Kardashians” të Hulu, e ndoqi Kim-in teksa ajo ishte rrugës me makinë kur ajo telefonoi një shoqe për t’i kërkuar mendim për fëmijët e saj.

Kim pranon se dëshiron që të jetë “e rreptë” si motra e saj Khloe Kardashian, ndërsa zbulon detaje për jetën e saj kaotike në shtëpi.
Në video shfaqet Kim duke u ankuar në lidhje me situatën që ndodhet.

“Jam e lodhur dua të dal nga e gjithë kjo. Ende nuk jam shfajësuar dhe sinqerisht, nuk e kam idenë pse do të donin të më mbanin, vetëm duke ditur se sa publike kam qenë për ndjeshmërinë time ndaj situatës së të pandehurit”, thotë Kim.

Kim është duke punuar aktualisht si juriste dhe si duket gjendja e saj nuk është aq e qëndrueshme pasi fëmijët nuk e lënë të qetë. Ajo i ankohet mikes në telefon duke i shpjeguar situatën. Kim Ishte duke kryer një mbledhje në “Zoom” por fëmijët grindavecë nuk e kanënë të qetë. Kjo situatë e detyroi atë të fshihej në tualet.

“E dini, unë do të jem gjithmonë aty për fëmijët e mi dhe do të kaloj çdo gjë me ta, por të thuash që ndonjëherë nuk ka ndonjë dëm emocional, do të ishte gënjeshtër” ka thënë Kim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit