Avokati Besnik Berisha ka reaguar me tone ironike lidhur me deklaratat e opozitës për gatishmëri për dialog rreth zgjedhjes së Presidentit.
Përmes një postimi publik, Berisha e ka krahasuar opozitën me “dikë që shpall publikisht se është i hapur për lidhje serioze”, ndonëse, sipas tij, askush nuk po e kërkon një gjë të tillë. Ai ka vënë në pikëpyetje peshën dhe autoritetin e opozitës në këtë proces, duke theksuar se deklaratat për gatishmëri për dialog nuk përbëjnë plan konkret.
Në reagimin e tij, Berisha ka përmendur edhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai nuk po negocion dhe as nuk po lutet për marrëveshje, por po pret zhvillimet politike.
Postimi i tij përfundon me vlerësimin se situata është qesharake për opozitën, por me pasoja serioze për shtetin.






