Ajo është e zjarrtë, e zhurmshme dhe magnetike.
Pa ngrit pluhur, nuk di me ecë, e emri i saj s’kalon vit pa bërë bujë nëpër mediat rozë.
Bëhet fjalë për artisten Bleona Qerreti e cila në një intervistë për Prive Festive, tha shumëçka nga jeta e saj.
E si qëndron te karriera e saj, ajo thekson se vazhdon të jetë artiste e pavarur.
“Jam artiste e pavarur, e cila i ka të mirat dhe të këqijat e veta, sepse sigurisht ke liri absolute dhe bën atë që do, por në të njëjtën kohë që nuk kap telefonin të thërrasësh dikë, nuk mund t’ia vësh përgjegjësinë asnjë njeriu”, tha ajo.






